Të gjitha produktet e tregut bankar dhe financiar në Shqipëri, në një vend të vetëm

Zgjidh më mirë. Vendos më zgjuar. Krahaso dhe zgjidh opsionin më të mirë për ty në një vështrim të vetëm.

Platforma jonë është krijuar për t'ju ndihmuar të krahasoni produktet bankare në Shqipëri në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të paanshme. Qëllimi ynë është të jemi një pikë reference e besueshme për vendimmarrje financiare.

Ne nuk shesim produkte bankare dhe nuk marrim komisione për vendosjen e një banke në krye të listës. Renditja dhe rezultatet e krahasimit nuk ndikohen nga pagesat.

Llogaritësi i Kredisë

Shuma
Shuma duhet të jetë midis EUR 5,000 dhe EUR 900,000
EUR
Periudha (në vite)
Periudha maksimale është 30 vite
vite
Norma e interesit (%) Norma e interesit bazohet në normën mesatare të tregut për këtë tipologji kredie.
5.15%

KËSTI MUJOR

0

SHUMA E KREDISË SË MARRË

0

SHUMA E KREDISË SË KTHYER NË FUND

0

Kalkulatori i Kursit të Këmbimit

CTA Image

Merr udhëzimin e ekspertëve tanë për kredi për shtëpi

Na kontaktoni për të rezervuar një takim në zyrat tona dhe për të marrë këshilla të përshtatura sipas nevojave tuaja financiare.

Gjej ofertën time

Pyetje të shpeshta

Çfarë është tregu bankar i FINARCH?

Platforma jonë është ndërtuar për të krijuar një pikë reference të besueshme për krahasimin e produkteve bankare në Shqipëri, duke u fokusuar në nevojat reale të klientëve individualë. Në një treg ku informacioni shpesh është i shpërndarë dhe i vështirë për t'u krahasuar, platforma jonë ofron transparencë, standardizim të të dhënave dhe mundësi për vendimmarrje të informuar për klientët. Roli ynë është i qartë: krahasues dhe informues, duke e bërë tregun më të kuptueshëm dhe vendimet e klientëve më të sigurta.

Si funksionon krahasimi?

Zgjidh një kategori dhe filtro sipas normës së interesit dhe afatit; ne tregojmë produktet që përputhen me preferencat e tua dhe bankat që i ofrojnë ato.

A janë këto oferta të përditësuara?

Ne rishikojmë dhe përditësojmë rregullisht detajet e produkteve. Gjithmonë kontrollo kushtet përfundimtare në faqen e ofruesit.

Si funksionon krahasimi i produkteve dhe çfarë përfaqëson "score"-i?

Krahasimi i produkteve bazohet në tarifa dhe kosto, norma interesi (kur aplikueshme), kushtet e përdorimit dhe shërbimet e përfshira. Për disa produkte, përdoret një score orientues, i ndërtuar mbi kritere standardizuara dhe transparente. Ky score ka karakter informues dhe nuk përbën rekomandim financiar apo këshillë investimi.

Platforma operon mbi parimin e pavarësisë editoriale dhe neutralitetit. Konkretisht:

  • Nuk shesim produkte bankare.
  • Nuk ndërhyjmë në proceset e aplikimit.
  • Nuk favorizojmë asnjë bankë apo produkt.
  • Renditjet dhe rezultatet e krahasimit nuk ndikohen nga pagesat.

Kjo siguron që përdoruesit të marrin informacion objektiv dhe të besueshëm, pa ndikime komerciale.

A më duhet një llogari për të krahasuar?

Jo. Mund të krahasosh lirisht pa nevojën e një llogarie dhe pa vendosur të dhënat e tua financiare dhe bankare.

Cilat janë burimet e të dhënave në platformë dhe si sigurohet saktësia e tyre?

Të dhënat në platformë bazohen në informacion publik dhe/ose burime zyrtare nga bankat. Ne punojmë për t'i mbajtur të përditësuara dhe të krahasueshme, dhe publikojmë metodologjinë e llogaritjes së renditjes në një faqe të dedikuar.

Çfarë përfitimi ose problemi zgjidh platforma jonë për bankat?

Sot, bankat shpesh përballen me mungesë feedback-u të drejtpërdrejtë nga klientët, pa një benchmark të qartë të tregut dhe me pak insight mbi pozicionin e produkteve të tyre në mënyrë objektive. Platforma jonë adreson këto boshllëqe.

Çfarë shërbimesh apo veprimesh nuk ofrojmë ndaj bankave dhe klientëve?

Për të ruajtur integritetin e platformës, ne nuk shesim renditje, nuk ofrojmë "featured placement", nuk ndryshojmë score apo rezultate kundrejt pagesës dhe nuk shesim leads apo aplikime. Kjo qasje afatgjatë mbështet transparencën dhe integritetin e platformës, duke ndërtuar besim të qëndrueshëm mes të gjithëve.

A mund të aplikoj direkt përmes FINARCH?

Po — kliko tek "Apliko" dhe plotëso formën. Ne do të të kontaktojmë së shpejti.